– Menaxheri I një pallati në Selani gjatë punive të bodrumit është përballur me një skenë të frikshme. Mediat e huaja shkruajnë se menaxheri gjatë kryerjes së punimeve në pallat zbuloi një grumbull me eshtra njerëzish në bodrum.
Pas zbulimit ai lajmëroi policinë, të cilët dyshojnë se eshtrat janë rajtur në bodrumin e pallatit prej disa vitesh. Zona është rrethuar dhe oficerët e policisë ndodhen në vendgjarje për të hetuar në lidhje me skenën e frikshme.

Deri tani policët supozojnë se këto eshtra i ka vendosur në magazinë një afërmi i të ndjerit pas zhvarrosjes së tij, por akoma ky hetim nuk ka përfunduar dhe po shqyrtohen skema të tjera për zbardhjen e ngjarjes.





