Policia e Lezhës ka sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis brenda një automjet ku ndodheshin disa persona dhe ka bërë ndalimin e tyre.
Blutë e Lezhës kishin informacion për posedimin e lëndës narkotike dhe kishin ngritur postbllok në superstradën drejt Laçit në dalje të Lezhës.
Pasi janë ndaluar nga policia, njëri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga afektivet te cilët qëlluan me arme ne ajër gjate operacionit.
Ata janë ndaluar dhe po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndersa lenda e dyshuar kanabis do te analizohet dhe identifikohet nga marrja ne pyetje e personave qe ndodheshin ne makine se kujt i përkiste.