Detaje të reja nga avion i vogël privat që u rrëzua në zonën e Kelmendit

0

Detaje të reja janë zbardhur pas uljes së avionit privat në zonën e Kelmendit në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve të siguruara, pas uljes së detyurar të aionit si shkak i defekteve gjatë fluturimit, një fuoristradë e bardhë ka ardhur dhe ka marrë 2 persona që gjendeshin në avionin privat.

Sipas informacioneve të përditësuara deri më tani, mësohet se brenda avionit privat ka pasur bimë medicinale të cilat nuk kanë përmbajtje narkotike. Nga burimet e Fax News, bëhet me dije se avioni nuk ka numër regjistri në bisht.

Ndërkohë që policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet që nga momenti në moment të dalë me një njoftim zyrtar.

Njoftimi i Plotë

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit

 

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu