Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi Vangjel Kaci, 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.