E fundit/ Jahti me 11 pushues në Vlorë lëshon sinjalin SOS

0

Një jaht me 11 persona në bord në Vlorë ka kërkuar ndihmë pasi është bllokuar në det. Burime bëjnë me dije se në ndihmë të tyre ka shkuar policia kufitare si dhe roja bregdetare.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se jahti ka pësuar defekt në motor dhe ka humbur kontrollin si pasojë e dallgëve të mëdha.

Mësohet se në jaht ka pasur pushues të cilët kishin shkuar për plazh në Gjirin e Gramës, ndërsa tashmë po punohet për evakuimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu