Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Qafë-Gjashtë në Sarandë, ku një makinë ka përplasur një motor. Burime për ‘infowebtv’ bëjnë me dije se është plagosur shtetasi Fatri Laka 30-vjeç, banues në Gjashtë.
Mësohet se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe është transportuar drejt spitalit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit