E fundit/ Mbërrin në Rinas avioni i dytë me 150 afganë

0

Mbrëmjen e sotme, pak para mesnatës mbërriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë grupi i dytë me 150 afganë, të cilët u arratisën nga frika e hakmarrjes së talebanëve.

Avioni me afganët, mes tyre gra dhe fëmijë  u ul në pistë rreth orës 23:00, ndërsa pak pas mesnate pritet që të vijë edhe grupi i tretë. Pasagjerët u pritën nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Mbrëmë pas mesnate në Shqipëri erdhën 121 afganë të cilët janë vendosur në struktura hoteliere mes Durrësit dhe Tiranës.

Këtë të premte ata u vizituan nga kryeministri Edi Rama i cili tha dikur edhe shqiptarët kanë në pozitën e tyre ndërsa shpërndau disa dhurata për fëmijët afganë.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu