E FUNDIT/ “Mos më prek me dorë po të them”, tension mes policisë dhe studentëve në Tiranë: A kriminel të dukem?

0

Teksa marshimi i tyre kundër rritjes së çmimeve vijon drejt Bashkisë së Tiranës, studentët e UBT-së janë përplasur me policinë në Rrugën e Durrësit.

Një prej tyre iu drejtua efektivit që mos ta prekë me dorë sepse nuk është kriminel por ka dalë për të kërkuar të drejtat e tij.

Kujtojmë se ata janë nisur nga Rrethrrotullimi i Kamzës prej një ore e gjysëm duke i bërë thirrje qeverisë për uljen e taksave.

Ata u shprehën se kjo protestë ka nisur në formë spontane pa kryer asnjë organizim të mëparshëm, ndërsa përgjatë ecjes janë mbështetur nga qytetarët të cilët fikën makinat në mes të rrugës dhe u ranë borive në shenjë solidariteti.

“Mos më prek me dorë po të them, A kriminel të dukem? Ua kanë marrë shpirtin qeveritarët! Si ne dhe ju, ju paguheni me rroga qesharake. Ne nuk ikim në Gjermani dhe do rrimë këtu, do protestojmë! Shqipëria e shqiptarëve dhe jo e pushtetarëve”-iu drejtua studenti policëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu