Ka nisur në orën 21:00 procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike. Në listën e propozuar janë emrat e 420 kandidatëve. Ndërkohë që në total Këshilli Kombëtar do të përbëhet nga 150 anëtarë të cilët do të kenë fituar numrin më të madh të votave nga delegatët e pranishëm në Kuvendin e 30 Prillit.
Procesi i numërimit të votave po zhvillohet në selinë blu.
Kujtojmë se më herët, pak minuta para përfundimit të procesit, ish-kryeministri Berisha votoi dhe theksoi rëndësinë e procesit që sipas tij do të sillte edhe bashkimin e partisë Demokratike. Nd1%rsa mes të tjerash, Berisha ftoi gazetarët të ishin të pranishëm në procesin e numërimit tëvotave pasi çdo votë do të tregohej përpara kamerave.