E FUNDIT/ Protesta kundër ardhjes së Vuçiç, policia merr masa, shtyllat lyhen me graso, 2000 policë para Kryeministrisë

0

Policia ka nisur marrjen e masave për protestën që do të mbahet sot pasdite në Tiranë, përpara kryeministrisë, e cila është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Burime bëjnë me dije se në terren për të mbarëvajtur këtë protestë do të jenë rreth 2 mijë forca polie, përfshirë edhe repartin shqiponja.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë, ku nuk përjashtohet mundësia e incidenteve me grisjen apo djegien e tyre.

Protesta e thirrur nga Berisha pritet që të nisë rreth orës 17:00 poshtë zyrës së Ramës, ndërkohë që grumbullimi do të nisë rreth një orë më parë në ambientet e oborrit të PD-së.

Bulevardi është bërë gati për pritjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të samitit “Open Ballkan”.

Sot Vuçiç, Zaev e delegacioni do të priten në një darkë jo formale ndërkohë që nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiç dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu