Është publikuar lista e Kombëtares me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026.
Trajneri brazilian Sylvinho ka zgjedhur që të grumbullojë portierët Strakosha, Kastrati, Sherri dhe kampionin e Shqipërisë me Egnatian, Mario Dajsinani.
Në mbrojtje shihet rikthimi i Elseid Hysajt, i cili nuk ishte i pranishëm me Kombëtaren për sfidat me Anglinë dhe Andorrën për shkak të një dëmtimi, ndërsa një tjetër yll i Superiores është Naser Aliji, i cili fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon. Në mesfushë dhe sulm nuk ka surpriza, ku të përfshirë janë thuajse të njëjtët lojtarë që u grumbulluan dhe në mars, teksa është rikthyer dhe Mirlind Daku.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje të rëndësishme, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, me Serbinë në Arenën Kombëtare më 7 qershor dhe tre ditë më vonë me Letoninë në Riga.
Shuëm prej futbollistëve mbyllën javën që lamë pas kampionatet e tyre, me një pjesë të lojtarëve që do të nisin më shpejt grumbullimin, teksa Kristjan Asllani pritet të vijë pas finales së Ligës së Kampionëve, ku Interi luan në Mynih përballë PSG-së të shtunën e 31 majit.