E fundit! Shpërthen bombula e gazit në parkimin e universitetit

0

Një bombul gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kanë bërë të ditur dëshmitarët e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka të lënduar. Menjëherë pas shpërthimit, në vendpunishte janë mbyllur dyert.

Shpërthimi është dëgjuar në pjesë të largëta nga vendi i ngjarjes.

Në oborrin e UP-së po ndërtohet “Prishtina Parking”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu