E FUNDIT / Tatimet te “Ora News” dhe “Syri”? Berisha: Është sulm i Ramës ndaj medias, e dënoj!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se inspektorët e tatimeve kanë zbarkuar sot në televizionin “Ora News”, ndërsa e quan si një sulm të kryeministrit Edi Rama ndaj medias.

I pyetur se “si mund t’i bëjë mediat për vete”, Berisha tha se kryesore për çlirimin e medias në vend është largimi i Ramës.

“Sot ka filluar një sulm kundër Ora News. E dënoj me ashpërsinë më të madhe”, u shpreh Berisha, ndërsa drejtuesi Syri.Tv, Çim Peka tha se tatimorët kishin qenë sot edhe në ambientet e televizionit të tij.

“Kanë qenë edhe këtu gjithë ditën…ishin gjithë ditën, por nuk gjetën…”, tha gazetari Peka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu