E FUNDIT/ Yuri Kim flet haptas për “Open Balkan”, ja qëndrimi që ka për marrëveshjen

0

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur për herë të parë qartazi lidhur me iniciativën “Open Balkan” të ndërmarrë nga Shqipëria dhe Serbia por që përfshin një nismë rajonale ku synohet bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kim u shpreh se kjo nismë do e ndihmonte Shqipërinë duke e bërë biznesin më të lehtë. Por theksoi gjithashtu se duhet të bëhej përfshirja e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Yuri Kim: Ballkani i Hapur do të ndihmojë për ta bërë biznesin më të lehtë sepse Shqipëria nuk ka treg shumë të madh. Prandaj ka rëndësi që Ballkani i Hapur të jetë i tillë, me përfshirjen e të 6 vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu