Qyteti i Vlorës është “bliduar” sot nga forcat e Policisë së Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pas atentatit me eksploziv ndaj Endri Sadedinajt. Teksa po kryenin kontrolle në rrugë, një person i dënuar me “arrest shtëpie” ka thyer masën e sigurisë duke dalë nga banesa. Por në një moment kur i është bërë me shenjë që të ndalojë për një kontroll, i riu i ka dhënë “gaz” mjetit duke iu larguar uniformave blu.
Megjithatë Policia e ka ndjekur nga pas me makinë, e pikërisht në këto momente, i riu ka aksidentuar një tjeter automjet. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa personi në fjalë është arrestuar nga Policia e Vlorës.
Po ashtu sot, iu bë atentat 34-vjeçarit Sadedinajt, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.