ITALI- Bujar Fandaj, 40 vjeç është dënuar sot në Treviso nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm. Fandaj akuzohet se më 19 dhjetor të vitit 2023 ka vrarë duke e goditur me thikë ish-partneren e tij, Vanessa Ballan 26 vjeç.
E reja italiane u gjet e pajetë nga partneri i saj pas kthimit të tij në shtëpi, ndërsa në trup kishte plagë të ndryshme të shkaktuara nga thikë. Dyshimet për autorin e krimit u përqendruan menjëherë te Fandaj, me të cilin Ballan kishte pasur më parë një lidhje, së cilës ajo i kishte dhënë fund në verën e vitit 2023.
Këtë vendim të sajin duket se shqiptari nuk e ka pranuar dhe dyshohet se u hakmor duke dërguar imazhe intime me Ballanin partnerit që ajo kishte. 40-vjeçari u akuzua gjithashtu për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse, një veprim që i dha fund përkohësisht ngacmimit të tij kundrejt 26-vjeçares, derisa ai vendosi të ndërmerrte veprimin fataj.
Ballan punonte si një arkëtare në një supermarket lokal dhe ishte nënë e një fëmije pesëvjeçar, ndërsa kishte marrë lëjë nga puna për shkak të një shtatzënie të dytë.
Fandaj në dhjetor të 2023 hyri në shtëpinë e saj duke hapur me forcë një dritare, dhe e goditi tetë herë me thikë përpara se të largohej për të provuar të organizonte një përpjekje për t’u arratisur nga Italia. Megjithatë, burri u arrestua nga karabinierët disa orë më vonë në shtëpinë e tij dhe pranoi fajësinë, megjithëse më vonë u përpoq të mohonte autorësinë.