E harruan brenda makinës në 38°C, babai tenton të thyejë xhamin për të shpëtuar foshnjën

0

Mes të nxehtit përvëlues që ka arritur të kalojë 38 gradë Celcius në disa zona të SHBA, video e një babai të dëshpëruar që tenton të nxjerrë nga mjeti në një parking në Teksas foshnjën e tij të bllokuar, është bërë virale në rrjet.

Pamjet tregojnë babain e fëmijës që përpiqet të thyejë me një levë hekuri xhamin e përparmë të makinës së tij për të shpëtuar foshnjën nga asfiksia nën temperaturat e larta.

Policia e Harlingenit tha se prindërit e foshnjës harruan aksidentalisht çelësat brenda automjetit së bashku me foshnjën, pak pasi vapa filloi të intensifikohej rreth orës 10:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Në 25 vitet e fundit, afro 1000 fëmijë kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë sepse janë bllokuar brenda makinave të nxehta.Fëmijët mund të goditen më lehtë prej të nxehtit, pasi temperatura e trupit të tyre mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se ajo e një të rrituri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu