E humbi që kur ishte 20-vjeç, i moshuari arrestohet pasi drejtoi makinën prej 60 vitesh pa patentë

0

Policia në Japoni ndaloi një shofer të moshuar, i cili kishte rreth 60 vjet që drejtonte makinën pa patentë.

Policia e Prefekturës Hyogo ndaloi 82-vjeçarin Toshiyuki Ishibashi.

Patrullat ndaluan makinën e Ishibashit dhe konstatuan se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.Lexo Edhe:

Sipas një prej policëve, kur i kërkoi burrit të tregonte patentën e shoferit, rezultoi se ai nuk kishte asnjë dokument me vete.

Siç ka shpjeguar vetë Ishibashi, patenta e shoferit i është hequr në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë nuk e ka marrë më.

Nuk saktësohet se çfarë sanksionesh do të zbatohen për 82-vjeçarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu