Një 28-vjeçare nga Modica, e infektuar me Covid, është shtruar në Poliklinikën Catania në gjendje të rëndë pas lindjes. Gruaja e re, në muajin e nëntë të shtatzënisë, nuk e kishte kryer ende vaksinën pikërisht për shkak të gjendjes së saj.
Sipas anëtarëve të familjes, ishte shoqëruar tri herë në urgjencën e spitalit, por vetëm në kontrollin e fundit ajo u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni cezarian i kryer në repartin e neonatologjisë.
Pas lindjes foshnja ka qenë në gjendje të mirë, por frymëmarrja e gruas është përkeqësuar. Mbrëmjen e djeshme ajo u transferua me helikopter në Catania për t’iu nënshtruar oksigjenimit ekstrakorporal të membranës. Gjendja e saj përshkruhet shumë e rëndë nga mjekët. lasiciliawebtv
Infowebtv