‘E kam për mbështetje emocionale’/ Tifozi kërkon të hyjë në stadium me një aligator, por nuk u lejua

0

SHBA- Joe Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen e bejsbollit mes ekipit të tij dhe Pirates Pittsburgh.

Tifozit të cilit nuk iu lejua hyrja, u justifikuam me praninë e kafshës, të cilin e kishte pajisur me aksesorët e nevojshëm sikur të ishte një qen dhe me një mbishkrim “kafshë mbështetëse emocionale”, me argumentin se ishte një kafshë shërbimi.

Por nuk fakt ai nuk gënjeu. Emri i aligatorit është Wally dhe sipas tij, ai është një kafshë mbështetëse emocionale e licencuar që e ndihmon Henney të kapërcejë depresionin e tij.

“Wally i pëlqen të përqafojë. Unë do të shtrihesha në krevat, dhe ai do të donte të shtrihej pranë meje, madje duke vendosur nofullen e tij te fytyra ime”, shpjegoi.

Wally ka mbi 27,000 ndjekës në Instagram. Fillimisht, Henney u tha mediave se ai dhe Wally ishin ftuar të takoheshin me lojtarët e Phillies përpara ndeshjes, të cilët sapo arritën një vend në play-off. Por ata mbërritën vonë dhe humbën mundësinë.

Kështu ata shkuan për të blerë bileta, por iu refuzua hyrja në Citizen Bank Park të Filadelfisë për shkak të një rregulli të stadiumit që lejonte vetëm qentë e certifikuar të shërbimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu