“E kam pranuar fatin tim kështu si jam, më vjen keq për fëmijët”, rrënqeth me thirrjen për ndihmë Pëllumb Gogo, tregon kalvarin e vuajtjeve

0

Kryefamiljari, Pëllumb Gogo ka treguar historinë e jetës së tij për emisionin “Mendo për Mua” dhe situatën që është duke jetuar si i verbër, i paaftë për punë me djalin e madh të sëmurë dhe të voglin pothuajse të verbër. E vetmja që kujdeset për të tre është gruaja e Pëllumbit.

Ata jetojnë në një shtëpi me qera në fshatin Çepan të Skraparit, në të cilën duhet të largohen deri në muajin dhjetor pasi pronari kërkon ti lirojnë shtëpinë. Familja Goga jeton me ndihmën e vogël financiare nga komuna që janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat më minimale.

Si ka qenë jeta jote?

“Kam shkuar 4 klasë në shkollë, në koperativë punova si çoban . Më vonë u martova dhe ishte një moment i bukur. Me vonë linda çupën e madhe, mbas saj lindi djali, lindi normal. Ervini kaloi një sëmundje, e cuam në Çorovodë dhe doktori me tha që do ketë probleme pasi kaloi temperaturë. Ervinin e ka mbajtur e ëma, është kujdesur gjithmonë për të. Më ka ndihmuar komuna me kemp dhe një përkrahje. Shtëpinë e kemi me qera deri në dhjetor pasi pronari do të na nxjerrë jasht, ne ja paguajmë lekët. Ervini është 31 vjeç, Igli djali vogël ka mbaruar shkollën.

E kam pranuar fatin tim kështu si jam, kam lindur i verbër, po më vjen keq për fëmijët, sdua të vuajn kështu si unë. U sëmura dhe mos të kisha djalin e vogël do kisha vdekur, ai më çoi me ambulancë në Skrapar.

Nuk kërkoj gjë tjetër përveç se një banesë. Kam ndenjur dhe tek vëllai tek shtëpia tij po nuk mundte të më mbante më.

I lutem shoqatave gazetarëve kudo që janë të më ndihmojnë për fëmijët dhe i falenderoj”- është shprehur Pëllumbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu