Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ai dhunoi dhe e kërcënoi bashkëshorten me vdekje. Sipas mediave italiane ai filloi ta godiste bashkëshorten rumune pranë një karburanti në zonën e La Stortas në Romë.
Mësohet se i riu kishte ushtruar dhunë disa herë ndaj bashkëshortes dhe ishte i papunë.
Deri më tani bashkëshortja e tij nuk kishte bërë asnje denoncim në polici derisa policia e vuri 27 vjecarin ne pranga diten e djeshme i cili nuk ndalonte me kercenimet.