E kërkoi Arben Pëllumbi, Kuvendi miraton ndryshimin e “Ligjit për Investimet Strategjike”

0

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë ligjin për “Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, pas propozimit të depozituar nga deputeti Arben Pëllumbi në datë 9 shtator të këtij viti.

Kërkesa e Pëllumbit ishte që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të cilat synojnë të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik”, të zgjatej nga data 31 dhjetor 2021 që ishte afati final deri në datë 31 dhjetor 2023.

Në kërkesën e tij, Arben Pëllumbi thotë se përshkak të Covid-19 ka qenë i pamundur finalizmi i këtij projektligji të ri “Për Investimet”.

Ndër të tjera, Pëllumbi sqaron në kërkesën e tij se ky ndryshim në projektligj është i nevojshëm për arsye se legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për
investimet strategjike.

Kërkesa e Arnben Pëllumbit

Qëllimi i projektligjit është miratimi i një ndryshimi në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Me anën e këtij ndryshimi synohet zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2023.

Shtyrja e këtij afati është miratuar edhe më parë pasi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është në proces hartimi i një projektligji “Për investimet”, i cili ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për
investimet strategjike.

Për shkak të pandemisë COVID 19, ka qenë i pamundur finalizimi i këtij projektligji të ri “Për investimet”. Në këto kushte propozoj që afati i zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, të shtyhet deri më datë 31
dhjetor 2023.

VENDIMI

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Ne ligjin nr.55/2015 “Per investimet strategjike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, behet
ky ndryshim:

Neni 1
Ne nenin 36 fjalet “…. data 31 dhjetor 2021″ zevendesohen me fjalet” data 31 dhjetor 2023″.

Neni2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYETARI
LINDITA NIKOLLA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu