– Kryeministri maqedonas Zoran Zaev konfirmoi se nuk viktima nga Serbia në aksidentin e tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Bullgari. Më herët ai shtoi se mes viktimave kishte dhe shtetas nga Serbia, ndërsa shumica e tyre janë nga Maqedonia e Veriut.
Por, pasdite, Zaev korrigjoi deklaratën e mëparshme dhe konfirmoi i vetmi shtetas serb, i ndodhur në autobus ka mundur të shpëtojë bashkë me të fejuarën. I riu quhet Lulzim Sulejmani, shqiptar nga Presheva, i cili jeton në Zvicër me të fejuarën e tij Medina Lutfiu.
“I vetmi qytetar serb, i cili ndodhej në autobusin e djegur në Bullgari është Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe ai është njëri prej të mbijetuarëve, njësoj si e fejuara nga Kumanova, me të cilën po kthehej nga Stambolli”, bëri me dije Zaev për median serbe “Kurir”.
I riu nga Presheva mundi të shpëtonte nga vdekja duke thyer xhamin e autobusit. Aktualisht, ai po mjekohet në spitalin Pirogov së bashku me të fejuarën e tij.