“E kultivoj dhe e konsumoj vetë”, politikani italian habit me deklaratën e tij: E rris me llamba në shtëpi

0

ITALI- Themeluesi i lëvizjes sarde dhe këshilltar bashkiak në Bolonja, me përgjegjësi për turizmin, Mattia Santori ka pranuar se ai rrit kanabis me llamba në shtëpi dhe këtë vit ka korrur tre bimë që i dhanë 60 gram.

Sipas Ansa, politikani italian, promovues i bisedimeve për kanabisin dhe nismave të tjera ndërgjegjësuese mbi këtë temë, ka folur hapur rreth përdorimit të kanabisit.

“Rrëfimi” erdhi disa ditë më parë gjatë një evenimenti ku u diskutua për kanabisin në Milano, por Santori theksoi se ai e kishte përmendur dhe në të shkuarën këtë fakt.

“Kam bërë kallama që në moshën 18-vjeçare, pastaj një ditë motra ime e kthyer nga Amsterdami më solli disa fara dhuratë që i mbolla dhe më shkoi keq. Më pas bleva atë që më duhej dhe vetëm në të tretën përpjekje bima u rrit. Me pak fjalë, jo vetëm për konsum, por e prodhoj vetë për përdorim personal”. -tha Santori.

Santori pranoi se për momentin në Itali vetëkultivimi barazohet me tregtimin e drogës, për të cilën ai rrezikon deri në gjashtë vjet burg, gjë që sipas tij është absurde. Nuk është rastësi që gjykatat e mbledhura të Kasacionit tashmë i kanë bërë me dije gjykatave të marrin në konsideratë se disa bimë mund të mbillet për përdorin personal.

“Unë blej fara nga një dyqan kërpi që paguan taksa, bleva pajisjet e mia dhe e gjithë kjo tashmë është e ligjshme. Kështu e di ku shkojnë paratë e mia. Tregu i kanabisit nxit krimin e organizuar. Nuk dua të se konsumimi im rekreativ i një nyje çdo tre ditë e pasuron një kriminel, prandaj them se e imja është një sjellje e virtytshme”.-shtoi ai.

Ai tha se nëse Parlamenti ngre supet dhe nuk merr një vendim ai nuk do e mbylli gojën. Ai theksoi se është e vërtetuar shkencërisht që nuk krijon varësi dhe në raste të tilla është e qartë se duhen politika ndërhyrjeje për konsumin problematik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu