Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Greqi. Mediat vendase shkruajnë se një 20 dhe 21-vjeçar të dy shqiptarë, kanë përdhunuar bashkëkombësen e tyre shqiptare 19 vjeçe.
Kjo e fundit ishte njohur me njërin prej djemve përmes rrjeteve sociale dhe i kishte shkuar në banesë.
I riu kishte pasur në banesë edhe një shok të tij. Si pasojë, ata kanë mbajtur peng për tre ditë 19-vjeçaren, të cilën e kanë përdhunuar. Madje sipas policisë, edhe i kanë dhënë drogë.
Sipas mediave vendase, më pas ata e braktisën vajzën në portin e Pireut dhe u arrestuan të shtunën në Mikonos ku kishin shkuar për pushime.