E mitura përfundoi në spital pas përd*hunimit, ja kush është p*edofili 31-vjeçar i arrestuar

0

Elvis Qekaci është 31-vjeçari nga Tirana, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Sipas autoriteteve policore, abuzimi seksual ka ndodhur më 11 shkurt.

E mitura përfundoi në spital pas abuzimit seksual për ndihmë mjekësore dhe uniformat blu u informuan mbi rastin.

Pas hetimeve, autoritetet policore kanë identifikuar autorin Elvis Qekaci, duke e vënë në pranga ditën e sotme.

“Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Elvis Qekaci, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur”, njoftoi policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu