Një rast tronditës pedofilie është zbuluar në Brazil, ku një 42-vjeçar ka rrëmbyer një të mitur, teksa ajo po shkonte në shkollë.
Sipas mediave vendase, burri e rrëmbeu vajzën dhe e futi në një valixhe, teksa ajo ishte pa ndjenja pasi ai e kishte drogur. Mbyllur në valixhe, ai e çoi atë në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi.
Viktima gjysmë e zhveshur u gjet e shtrirë në një shtrat me këmbët e lidhura me pranga. Sipas policisë, ajo ka treguar se si i dyshuari e kishte prekur trupin dhe e kishte puthur. Po ashtu, policia gjeti në banesë drogë, kamera dhe materiale pornografike me të mitur.
Policia beson se një grua 23-vjeçare e quajtur Gesielly Souza Vieira ndihmoi burrin, pasi e rrëzoi vajzën, dhe e bëri të humbte ndjenjat, duke i vendosur para fytyrës një leckë të lagur me kloroform.