E mori në makinë pasi la punën, dënohet shqiptari që tentoi të ‘prekte’ vajzën e re

0

Ditën e djeshme u dha dënimi për një shqiptar në Itali, i cili u arrestua dy ditë më parë për shkak se tentoi të abuzonte s*ksualisht me një vajzë. Gjykata e Chieti e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj heqje lirie për abuzim s*ksual. Shqiptari tashmë është dërguar në qelinë Rebibbia në Romë, ku do të vuajë dënimin. Ai njihet gjithashtu nga autoritetet si i përfshirë në tregti ‘malli’, falsifikim dokumentesh etje, që nga qershori i vitit 2015. Një mbrëmje, ai u ofrua të merrte me makinë pas punës një vajze të re nga Chieti dhe kishte tentuar të ábuzonte me të, duke e puthur dhe prekur në vende intime.

Për fat të mirë, vajza ka arritur të dalë nga makina dhe të raportojë se çfarë ndodhi. Hetimet çuan në identifikimin e burrit, i cili më pas u gjykua dhe u dënua nga Gjykata e Chieti. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe e bëri dënimin përfundimtar.

Burimi: Chietitoday|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu