Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë. Mësohet një 84-vjeçare, e cila jetonte e vetme në banesë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Tefta Tashko Koçi’, në afërsi të komisariatit nr.1. Nga videoja e publikuar nga Balkan Web, shihet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësave për të hyrë në banesën e të moshurës. Zjarrfikësit kanë hyrë nga pjesa e ballkonit si dhe gjithashtu kanë dalë po nga ballkoni.