E moshuara mbetet e bllokuar në katin e 6-të të pallatit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

0

Një grua e moshuar ka mbetur e bllokuar në apartamentin e saj i cili ndodhet në katin e 6-të të një pallati në lagjen Kastriot në Fier.

Familjarët e saj kërkuan ndihmë repartit zjarrfikës për të hapur derën kryesore. Sipas tyre 76 vjeçarja e sëmurë dhe shtrirë në shtrat kishte rënë nga krevati dhe nuk cohej dot.
Shërbimi zjarrfikës kanë ardhur menjëherë dhe kanë hyrë nga ballkoni i banesës së të moshuarës, për të bërë të mundur hapjen e apartamentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu