E ndiqte këmba-këmbës dhe e ngacmoi, e reja në Fier i kthehet keq “maniakut” (Video)

0

Janë të shumta rastet e denoncimeve për ngacmime seksuale apo përndjekje nga burra në moshë në vendin tonë.

I tillë është dhe rasti i një vajze të re në Fier, e cila është ngacmuar nga një maniak që e ndiqte nga pas.

Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se e reja nuk e ka kaluar lehtë situatën, teksa është përballur me burrin duke i kërkuar llogari se përse ai po e ndiqte. Madje ajo shihet duke e sulmuar dhe duke e kërcënuar se do ta denoncojë në polici.

Sipas qytetarëve ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Po ashtu thuhet se burri po e ndiqte vajzën për shkak se ngjasonte me vajzën e tij, e cila kishte humbur jetën 2 vite më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu