Një shtetase shqiptare vrau me thikë pronarin italian, pasi ai e ka ngacmuar seksualisht. Mediat e huaja shkruajnë se Mide Andreu , 51 vjeç me origjinë shqiptare, ka vrarë me thikë pronarin e shtëpisë ku pastronte, pasi ai e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja ndodhi në via Andoardi në lagjen Sant’Andrea.
Andreu e martuar me një fëmijë, kishte tre vjet që pastronte shtëpinë e Antonio Amicucci-t. Ditën e djeshme, 68-vjeçari tentoi ta ngacmonte atë dhe kjo sipas deklaratës së saj nuk ishte hera e parë. 51-vjeçaria me nxitim ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë Amicuccin në gjoks. Më pas, e përlotur, ajo vrapoi te fqinji, duke i thënë se e kishte goditur me thikë dhe duke kërkuar ndihmë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vend dhe janë futur në banesë së bashku me karabinierët. Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje dhe kanë tentuar të shpëtojnë burrin, por për shkak të plagëve të marra ka ndëruar jetë në minutat e para.
Për Antonio Amicuccinin kishte një sërë ankesash për ngacmime dhe ndjekje, madje edhe nga ish-gruaja dhe vajza e saj, madje kishte përfunduar edhe në burg për një periudhë.
Prej disa vitesh ai jetonte në shtëpinë në via Andoardi, nga e cila rrallë dilte për shkak të disa problemeve shëndetësore.