Herën e fundit që ajo ishte me grupin, ishte rreth orës 19:10, e pikërisht në atë moment për shkak të mjegullës, 64-vjeçarja e identifikuar me iniciale D. E. Për
ORIKUM- Një 64-vjeçare ka humbur kontaktin me grupin e saj teksa po bënin një guidë në Karaburun. Herën e fundit që ajo ishte me grupin, ishte rreth orës 19:10, e pikërisht në atë moment për shkak të mjegullës, 64-vjeçarja e identifikuar me iniciale D. E. Për gjetjen e saj, Policia po e kërkon nga toka dhe nga deti.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun. Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.