E njoh kush më qëlloi, është vendali! Flet 47-vjeçari që u plagos

0

47-vjeçari Gëzim Ndrezaj, i cili mbeti i plagosur në Theth ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me ngjarjen.

Ndrezaj shprehet se autori e ka qëlluar me kallashnikov në këmbë, teksa lëvizte me një makinë.

Ai shton se e njeh autorin dhe se është vendali. “Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik.Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”- u shpreh ai.

Mësohet se Policia e ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë prishja e pazarit mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu