Izraeli ka emëruar ambasadorin për Kosovën ditën e sotme. Jerusalem Post shkruan se brenda 7 emërimeve që janë bërë për ambasadorë në vende të ndryshme, është emëruar edhe ambasadori për Kosovën.
Ambasadori i emëruar në Kosovë është Tamar Ziv. përveç Kosovës, Izraeli ka emëruar edhe ambasadorët në Gjermani, Norvegji, Kolumbi, Vietnam, Belgjikë dhe Emiratet Arabe
Më 1 shkurt të këtij viti Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike si derivat i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, në të cilën Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës.