Njihen sherret mes Donaldit dhe Einxhel. Madje mund të konsiderohet si sherri më i ashpër në BBV.
Por ‘gjakrat’ duket se janë qetësuar.
Aktori dhe moderatorja po qëndronin së bashku me banorët e tjerë të BBV në oborr, dhe teksa Einxhel Shkira po haste vështirësi me heqjen e bluzës për shkak të krahut të thyer gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother Vip.
Fillimisht i ka shkuar në ndihmë modelja Beniada Nishani dhe më pas aktori Donald Veshaj. Të dy e ndihmuan të hiqte bluzën, në mënyrë që prezantuesja të rrinte më rehat.
Duket se dyshja ka bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet mes tyre.