E papritur! Kryemadhi: Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re! Kostumi i LSI-së i rri shumë i vogël

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Presidenti Ilir Meta në përfundim të mandatit si President mund të jetë ideatori i një lëvizje të re.

Sipas saj, “kostumi” i LSI-së i rri shumë i vogël një politikani si Meta, të cilin e cilëson si një instrument që bashkon shumë grupe.

“Nuk e di nëse do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën  Kushtetuese ku ai e fitoi prapë betejën  për gabimet e Monika Kryemadhit dhe keqdashjet e Bashës.  Meta është instrument që bashkon shumë grupe. Në manifestimin e 2 marsit të gjithë janë shokuar se në 10 ditë pati mbi 50 mijë qytetarë të Tiranë”, tha Kryemadhi në A2.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu