E papritur/ Prezantuesja e njohur vdes në moshën 42-vjeçare, lë pas 3 vajza të vogla

0

Prezantuesja televizive australiane, Erin Jjayne Plummer, ka vdekur “papritmas” në moshën 42-vjeçare.

Ylli i njohur televiziv është përshkruar si një njeri i mrekullueshëm nga kolegët zemërthyer pas vdekjes së saj gjatë fundjavës.

Shkaku i vdekjes së Erin nuk është bërë i ditur. Ajo la pas bashkëshortin dhe 3 vajza të vogla. Duke konfirmuar vdekjen e yllit, kolegia e shkatërruar e Erin në Channel 10, Sarah Harris, e përshëndeti atë si “mama me medalje ari” në një homazh emocionues. Ajo i tha shikuesve: Kemi një lajm vërtet të trishtuar për të ndarë këtë mëngjes.

“Gjatë fundjavës “Studio 10” humbi shkëlqimin e mikes tonë Erin e cila ndërroi jetë papritmas.”

“Për dy dekada, Erin Jayne ka qenë një fytyrë miqësore dhe e njohur në televizionin australian, për shumë prej tyre ajo ka ndriçuar mëngjeset tona me personalitetin dhe buzëqeshjen e saj.”

Erin fitoi famë pasi u përfshi në një fushatë turistike të transmetuar në NBC në SHBA. Ajo ka punuar në MTV, the Morning Show dhe Totally Active TV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu