E papritur! Sokol Cikalleshi, pas katër sezonesh, largohet nga Koniaspor!

0

TURQI – Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Koniasporin, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit.

Sulmuesi shqiptar u bë edhe golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e skuadrës turke, duke dhënë një kontribut të vyer.

“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanelën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniasporit për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë.

I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanelën jeshilbardhë për 111 ndeshje”, njofton klubi në faqen zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu