E para në baterinë e saj, Luiza Gega në finalen e 3000 m/p në Europianin e Mynihut

0

GJERMANI – Atletja e shquar shqiptare Luiza Gega, së fundmi kampione e Mesdheut, ka shkëlqyer mëngjesin e sotëm në bateritë e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e Atletikës, që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Ajo jo doli e para në baterinë e saj me rezultatin 9’30”93. Gega ka dominuar në pistë gjatë këtij konkurrimi, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale. Në pjesën e parë të garës, ajo ka qenë në grupin e atleteve kryesuese, ndërsa në pjesën e dytë arrin të shkëputet e të garojë e vetme, duke mos e diskutuar fitoren.

Atletja kuqezi, e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë, konsiderohet favorite për medalje në finalen e 20 gushtit. Në Botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha për Gegën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu