E pazakontë/ Hyri për të vjedhur, grabitësi dehet gjatë ”rrugës”, e arreston policia në flagrancë

0

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar i cili kishte hyrë për të vjedhur në një lokal, është dehur gjatë ‘rrugës’ dhe është arrestuar nga Policia në kushtet e flagrancës.

Mësohet se personi i vënë në pranga është një emigrant nga Tunizia, i cili kishte hyrë për të vjedhur në lokal gjatë orëve të natës, kur aktiviteti ishte i mbyllur.

Mësohet se pas planit për të vjedhur, dhe hyrjes brenda në restorant, tuniziani kishte pirë aq shumë alkool sa u deh dhe e zuri gjumi brenda në lokal, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij në vjedhje, kishte arritur që të largohet përpara se të mbërrinte policia.

38-vjeçari i  vënë në pranga ka pasur precedentë të mëparshëm penal, në fushën e vjedhjes. Mediat italiane raportojnë se tuniziani u arrestua në një lokal në zonën e Lido di Ostia, ku ai kishte hyrë gjatë natës së bashku me një bashkëpunëtor, i cili më pas arriti të arratisej, duke thyer dritaren.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, karabinierët kanë konstatuar sesi 38-vjeçari ka hyrë në lokalin e mbyllur në atë kohë, duke ngatërruar dhomat dhe ka arritur të vjedhë ushqime të ndryshme: likere, verëra të shkëlqyera dhe pajisje të ndryshme pune, me vlerë totale të llogaritur në disa mijëra euro, i ka marrë bashkëpunëtori, ndërsa burri grumbullonte mallra të tjera për të vjedhur.

Hajduti dehet dhe e zë gjumi në restorantin në Ostia. Gjykata e Romës vuri në fuqi arrestimin dhe në përfundim të vendimit të drejtpërdrejtë e shpalli përgjegjës për veprën penale të vjedhjes së rëndë, duke e dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu