E pazakontë në Vlorë/Shoferja e dehur hyn me makinë në sheshin ku zhvillohej koncerti i fëmijëve

0

Një rast i paprecedentë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Një shtetase shqiptare me automjet të llojit ‘Ford Kuga’ me targa italiane, e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë duke shkaktuar panik tek fëmijët e pranishëm në koncertin e organizuar për ta.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë por gruaja e paidentifikuar, nuk ka pranuar të zbresë nga makina dhe as nuk pranon të largohet.

Ajo ka shpërthyer në ofendime ndaj kujtdo që i afrohej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu