E përndiqte dhe i kërkonte s*ks të resë, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

0

Një 57-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka shantazhuar një 20-vjeçare, të cilës i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale.

Policia nuk jep detaje se sa kohë ka zgjatur shantazhimi i të resë, ndërkohë që 57-vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”  i shtetasit P. B., 57 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një shtetase 20-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu