Një hetim gjyqësor u hap pas zhdukjes shqetësuese të një banori të ri të Lempdes, të martën më 18 janar, në Riom (Puy-de-Dome). Të gjitha të dhënat e hetimit të çojnë drejt pistës së një rrëmbimi të mundshëm.
Misteri mbetet pas zhdukjes shqetësuese të një të riu 22-vjeçar më 18 janar në Riom, Puy-de-Dome.
Sipas deklaratave të prokurorit publik, Éric Maillaud, të transmetuara nga France 3, dy makina do të ishin përplasur në qytet.
Dëshmitarët më pas thonë se njëri nga drejtuesit është futur në automjetin tjetër. Do të ishte një banor i Lempdes, i cili përdorte makinën e të atit. Që atëherë i riu me origjinë shqiptare nuk është gjetur më.
Katër persona të akuzuar
Katër persona të lidhur me viktimën janë akuzuar. Sipas prokurorit, ata janë shtetas shqiptarë në gjendje të parregullt. I riu ndodhej në shtëpinë e tyre pak para zhdukjes, por ata mohojnë të jenë të përfshirë.
Katër të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit. Po hetohet gjurma e trafikut të drogës. Sa i përket kërkimit, po vijojnë përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.