E pranon kompania: ‘Pfizer’, pa efekt te fëmijët nga 2-5 vjeç

0

Prodhuesit e vaksinës “Pfizer” kundër Covid-it pranuan se analizat e fundit të kryera provuan se kjo vaksinë nuk arriti të krijojë imunitet te fëmijët e grupmoshës 2-5 vjeç. Për këtë arsye, krijuesit e saj pranuan se do të propozojnë përdorimin e dozës së tretë të kësaj vaksine te fëmijët.

Gjithashtu, doza e tretë e “Pfizer” do të zgjerohet duke nisur për fëmijët e moshës 6 muajsh..

“Studimi do të përfshijë vlerësimin e dozës së tretë me 3 mikrogramë për një afat të paktën 2 muaj pas marrjes së dozës së dytë në mënyrë që të sigurohet niveli më i lartë i mbrojtjes për këtë grup fëmijësh”, shprehet kompania “Pfizer” për “CNN”.

Marrë nga “CNN”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu