E quan ‘Tradhtar i Kosovës’/ Truproja dhunon kosovarin në prani të Edi Ramës

0

Ndërkohë që gjithë pyjet dhe kullotat përreth bregdetit të Gjirit të Vlorës po shkrumbohen nga zjarri që ka më shumë se 10 ditë që nuk pushon, kryeministri Edi Rama ka parakaluar në mesditë në qytetin e Himarës, i shoqëruar nga truproja të shumta.

Shumë qytetarë e kanë pritur këtë paradë arrogante, duke bërtitur: Rama ik!

Mes qytetarëve të irrituar nga papërgjegjshmëria e shtetit që drejton Rama me rastin e zjarreve që po shkatërrojnë pasuritë dhe sezonin turistik në këtë zonë, një shtetas nga Kosova dhe me banim në Zyrih të Zvicrës i gjendur me pushime aty, ka shprehur revoltën edhe për paktin Rama-Vuçiç, kundër Kosovës.

Ndërkohë që Rama kalonte në mes të Himarës, Bekim Rashiti, me zë të lartë ka lëshuar parullën, “Rama tradhtari i Kosovës”.

Menjëherë pas kësaj, njëri nga shoqëruesit e shumtë të kryeministrit ka ndërhyrë, duke dhunuar fizikisht pushuesin e revoltuar kosovar.

Dëshmimtarë të ngjarjes kanë deklaruar për “Syri.net”. se kjo sjellje arrogante dhe brutale e truprojës në praninë të kryeministrit, ka ngjallur reagime të shumta te qytetarët e Himarës dhe pushuesit aty.

“I bindur se në Shqipërinë demokratike respektohet vullneti dhe fjala e lirë, kam brohoritur; `Qe tradhtari i Kosovës`. E bëra në shenjë revolte kundër marrveshjeve së nënshkruar me Alekandër Vuçiç, pa përfillur krimet serbe në Kosovë. Por papritur ka reaguar me dhunë truproja e Edi Ramës, duke më goditur fizikisht në praninë e qytetarëve dhe në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes sime zvicerane”, deklaron i revoltuar, Bekim Rashiti nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë, i cili prej shumë dekadash jeton dhe punon në Zyrih të Zvicrës.

Kundër kësaj sjellje antiligjore dhe kësaj arrogance të hapur nga shpura e Ramës, Bekim Rashiti, paralajmëron padi në gjykatën e Tiranës.

Kujtojmë se një situatë e tillë që tregon shtypjen e lirisë së fjalës kundër një lideri autokrat si Rama, ka ndodhur edhe gjatë fushatës elektorale në Elbasan, ku “truprojat”, këtë herë të rekrutuara nga krimi i organizuar të cilët shoqëronin kryeministrin, dhunuan qytetarët të cilët hidhnin parulla kundër tij. syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu