Altina Salihu, është talentja kosovare që arriti majat e suksesit, duke mposhtur 145 shtete.
Ajo bëri krenare Kosovën dhe Shqipërinë, por nuk ka mbetur me kaq, sukseset e Altinës nuk kanë të ndalur.
Altina vijoi mësimet ne SHFMU “ Abedin Rexha” Turiqec, në këtë shkollë ku kanë studiuar dhe mjaft emra të njohur me të cilët krenohet sot Kosova si Ish-Presidenti Hashim Thaçi.
Mësimdhënësit e Altinës shprehen jashtëzakonisht shumë krenarë për sukseset që ajo ka arritur, mësues si : Xhafer Ademi, Haki Gashi, Halim Abazi dhe i ndjeri Rrustem Ademi; që sot e ndjenë veten me fat që Kosova ka një vajzë si Altina e cila ka bërë krenare të gjithë vendin e saj.
Gjatë një interviste me shkrim Altina ka treguar se pasionin për gjeografi e ka që nga klasa e VI kur edhe zbuloi se kishte njohuri të mëdha për të. Gjithashtu, mësimdhënësi i gjeografisë Xhafer Ademi tregon se me Altinën punon që prej klasës së VII -të, dhe e ka vërejtur talentin e saj me kuriozitetin dhe interesimin e saj, e madhe përgjigjet që jepte ishin shumë të sakta në krahasim me moshën që kishte.
Mësimdhënësi thotë se është munduar ta përkrahë gjithmonë Altinën duke e marrë gjithmonë si shembull.