E rëndë, 10-vjeçari humb gishtat e dorës nga fishekzjarret

0

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan.

Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë.

Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më pas u transferua në Poliklinikën e Barit, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike.

Ndërkohë, policia njofton se ka arritur në gjurmët e shitëses, teksa në shtëpinë e saj u gjenden edhe fishekzjarre të tjera të ndaluara.

Deri më tani 105 mijë fishekzjarre janë konfiskuar në Milano dhe mbi 310 mijë në Romë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu