E RËNDË/ 28-vjeçari godet me thikë në fyt prindërit, babai ndërron jetë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një 28-vjeçar ka goditur me thikë dy prindërit e tij.

Sipas mediave vendase mësohet se nëna 63-vjeçare ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa babai 83 vjeç i cili u godit me thikë në fyt fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e djeshme.

Dyshohet se djali 28-vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që i riu është arrestuar nga karabinierët e kompanisë San Donato Milanese dhe  ndodhet në burgun e San Vittore duke pritur vendimin e Gjykatës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu